Surprizon Dortmund, eliminohet në Kupë nga ekipi i kategorisë së dytë

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 22:42 | Futboll
Surprizon Dortmund, eliminohet në Kupë nga ekipi i kategorisë

Dortmund ka shënuar një tjetër disfatë në këtë sezon, që tashmë e largon dhe nga Kupa e Gjermanisë.

Verdhezinjtë janë eliminuar në fazën e 1/8 nga ekipi i St.Pauli, që aktualisht militon në Bundeligën e Dytë gjermane.

St.Pauli e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë Dortmund shkurtoi rezultatin me Halaand nga pika e penalltisë.

Atëherë kur pritej se ndeshja do të merrte një tjetër rrjedhë, asgjë nuk ndryshoi falë dhe pasaktësisë së Dortmund para portës.

Fishkëllima e arbitrit dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes me Dortmund të dorëzuar dhe St.Paulin mes 8 më të mirave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos