Chelsea nuk ndalet, merr kreun e Premier League

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2020, 15:53 | Futboll
Chelsea nuk ndalet, merr kreun e Premier League

Chelsea fitoi 0-2 në transfertë ndaj Newcastle dhe merr përkohësisht kreun e renditjes së Premier League.

Ekipi i Frank Lampard ka grumbulluar 18 pikë në 9 javët e para, aq sa edhe Leicester, ekip që ka një ndeshje më pak.

Chelsea kaloi në avantazh në minutën e 10, pas një autogoli të Fernandez.

Dyfishimi i rezultatit erdhi me Tammy Abraham, në minutën e 65-të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos