Cher flet për të birin transgjinor: Nuk ishte e lehtë

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 12:13 | Showbiz
Cher flet për të birin transgjinor: Nuk ishte e lehtë

Këngëtarja dhe aktorja e famshme Cher ka folur hapur për djalin e saj transgjinor Chaz Bono, duke pranuar faktin se tranzicioni i tij nuk ishte aspak i lehtë.

Cher, e cila konsiderohet si një ikonë nga shumë persona në komunitetin LGBTQ, përshkroi ndjesitë që përjetoi si nënë, kur vajza e saj i tha që ishte lezbike, ndihej si mashkull dhe do ta jetonte pjesën tjetër të jetës si i tillë.

"Nuk ishte e lehtë," pranoi ajo. "Ishte shumë e vështirë po ju nuk i humbni fëmijët tuaj në të vërtetë. Ata thjesht janë aty në një formë tjetër. Nuk e kuptoj pse njerëzit shqetësohen kaq shumë për këtë gjë" tha ajo.

I biri, Bono, aktor dhe personi i parë transgjinor që u shfaq në "Dancing with the Stars", tani është " shumë i lumtur", shtoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos