Cilësia e medias, Likmeta: Komercializmi dhe klikimet po shesin parimet editoriale

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 22:18 | Aktualitet
Cilësia e medias, Likmeta: Komercializmi dhe klikimet po shesin parimet

Ngjarja e ditëve të fundit ka pasqyruar edhe problematikën që shfaq media. Kështu u shpreh në studion e “Absolut 4” kryeredaktori i BIRN Besar Likmeta, sipas të cilit komercializmi dhe nevoja për klikime po shkatërron cilësinë e medias, duke shitur parimet editoriale.

“Është e vështirë ta gjykosh. Ka gazetarë të mirë, profesionistë gazetarë që zbatojnë rregullat e etikës ka edhe gazetarë që nuk janë profesionistë, ka edhe nga ata që nuk zbatojnë rregullat e gazetarisë. Dy ditët e fundit janë reflektim i problematikave që shfaq mediat. Kjo tregon problemet e gazetarëve dhe mediave në tërësi. Mënyra si trajtohen raste të tilla mund të kishin bërë një punë më të mirë. Gazetarët kanë mundësi të trajnohen, por komercializmi dhe nevoja për klikime dhe audiencë është shumë e madhe dhe shumë njerëz janë të gatshëm t’i shesin parimet editoriale që i shërbejnë interesit publik për më shumë vëmendje qe mund të kthehet edhe në të ardhura të mëdha”.

Shqetësim për Likmetën është humbja e çelësave kyçë të asaj që përbën lajm dhe që i shërben interesit publik.

“Ajo që më shqetëson është që nëse media përpara kishte çelësat e përbërjes së lajmit zgjidhte se kush përbënte lajm, tashmë e kemi humbur këtë monopol çdo njeri mund të shkruajë online dhe mund të ketë më shumë klikime. Dhe kjo është e keqe se këto algoritme nuk i japin prioritet interesit publik. Mediat cilësorë nuk ka akses në publik është se algoritmet e rrjeteve sociale vendosin që ajo që ngacmon emocionalisht”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos