
Ngjarja e rëndë në Fier që tronditi mbarë opinionin publik është bërë shkak për diskutimet në studion e “Absolut 4” në lidhje me cilësinë e gazetarisë në raportime. Nisur nga kjo pedagogia e komunikimit Edlira Gjoni ka bërë thirrje për shkëputjen nga raportimi me detaje i këtyre ngjarjeve, pasi kjo dëmton publikon dhe ngjarjet përsëriten.
“Mënyra si media pasqyron dhunë në të gjitha studimet i jepet rëndësi disa elementëve që është heqja dorë nga sensacionalizmat është e para. Nuk mund të bësh titull sensacional janë elementë që në Shqipëri nuk sillen dhe këto dëmtojnë jo vetëm lajmin si është sjellë te publiku dhe do të shohim se pas 7 ditësh përsëritet që është e provuar shkencërisht. Dhe në mënyrë të përsëritur bëj thirrje për shkëputjen nga raportimi me detaje për klikime më shumë se nuk i takon publikut ta përzgjedhë lajmin por të takon ty ta frenosh veten. Nuk je shitës domatesh. Je pasqyrues lajmi jo shitës lajmi”.
Gjoni thekson se media sot rend pas klikimeve dhe ka shumë pak media cilësore në vend. Sikurse Godole, edhe Gjoni ndan mendimin se çelësi është kalimi në filtra i lajmit.
“Një pjesë emirë e gazetarëve e ushtrojnë gazetarinë në gjuhë angleze dhe janë cilësorë, ka gazetarë që merren me median investigative dhe ajo është gazetari e investuar mirë. Të gjitha atë që i lejojnë vetes të bërjes së lajmit në pak ditë është shumë cilësore. Por ka shumë pak. Media rend pas klikimeve. Është një rreth vizion 360 që e ka vënë gazetarin në mes dhe gazetarin të pamundur që ta kthejë këtë gazetari. Filtri që ne të dilnim në ekran kalonte te redaktori dhe kryeredaktori. Unë kisha përgjegjësi dhe filtrat funksiononin shumë mirë. Kurse sot janë shumë krenar që janë gazetarë po pa përgjegjësi për punë që bëjnë”. (A2 Televizion)