
Manchester City ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e radhës në Premier League përballë Newcastle.
Gundogan dhe Torres ishin ata që i dhanë fitoren e radhës ekipit të Guardiolës edhe pse kishte mungesa të theksuara ku në orët e fundit u shtuan dhe Jesus dhe Walker të infektuar me koronavirus.
Me këtë 3-pikësh Manchester City vijon ngjitjen në tabelë duke marrë vendin e pestë, me 5 pikë diferencë nga kryesuesit e Liverpool. (A2 Televizion)