
Ditë zie ajo e të premtes për futbollin francez. Nathael Julan, futbollisti 23-vjeçar i Guingamp, humbi jetën mbrëmjen e kaluar pas një aksidenti rrugor.
Sipas mediave vendase, futbollisti po kthehej nga seanca stërvitore e pasdites në momentin që humbi kontrollin e mjetit.
Makina e tij përfundoi jashtë rruge, e përplasur me një pemë, ndërsa shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende mister.
Julan u transportua menjëherë në spital, por as ndërhyrja e mjekëve nuk mundi ta mbajë në jetë.
23-vjeçari ishte prej dy vitesh pjesë e Guingamp, ndërsa kishte luajtur edhe 13 ndeshje. (A2 Televizion)