
Paul Pogba është ëndrra e tifozëve juventinë që prej largimit të tij në verën e vitit 2016.
Transferimi tek Manchester United nuk shkoi ashtu siç pritej për mesfushorin francez, i cili vuajti problemet me aktivizimin, por edhe dëmtimet. Në Angli e quajnë të pashmangshëm lamtumirën me “Djajtë e Kuq”, por Pogba mund të lërë Premier League që në merkaton e këtij janari.
Mediat britanike flasin për një tentativë nga ana e Juventus për të rikthyer 26-vjeçarin në Torino.
75 milionë euro do t’i kushtonte ky operacion Zonjës së Vjetër, që kërkon të përfshijë në bisedime edhe mesfushorin e ardhur vetëm gjatë verës së kaluar, francezin Rabiot. (A2 Televizion)