
Reali i Madridit e ka nisur vitin 2020 me një fitore të pastër në transfertë 0-3 ndaj Getafe.
Edhe pse vuajtën, madrilenët arritën të rrëmbejnë pikët e plota nga kjo transfertë. Skuadra e Zidane kaloi në avantazh në pjesën e parë pas një autogoli, ndërkohë që në pjesën e dytë ishte mbrojtësi Varane që shënoi golin e dytë, ndërsa rezultati u vulos në minutën e 7 të shtesës nga kroati Modric, pas një kundërsulmi.
Me këtë fitore, Reali ngjitet në krye të klasifikimit të La Liga-s me 40 pikë, një më shumë se Barcelona, e cila do të luajë në mbrëmje derbin ndaj Espanyol-it. (A2 Televizion)