
Manchester City ka triumfuar 0-3 në Londër ndaj një Arsenali që është shumë larg nga ai që deri pak vite më parë ishte një nga ekipet më të mira në Premier League dhe Europë.
Djemtë e Guardiolës e trajtojnë si një “provinciale”, duke e mundur që në pjesën e parë të lojës falë dy golave të belgut De Bruyne (2’ dhe 40’) dhe të Sterling (15’).
Me fitoren e sotme, Manchester City i afrohet vendit të dytë të Leicester i cili është larg 4 pikë, por Liverpool duket i paarritshëm, me një diferencë 14 pikësh. Arsenali në vendin e nëntë por me shumë ekipe afër, rrezikon të përfshihet në zona që historikisht nuk i përkasin. (A2 Televizion)