Paqe në “derbin” shqiptar të Zvicrës, Seferi i përgjigjet Kasamit

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 18:17 | Futboll

Në kampionatin zviceran u luajt një ndeshje e rëndësishme për mbijetesë midis Neuchatel Xamax dhe Sionit, që përfundoi me rezultatin 1-1.

Protagonistë të ndeshjes ishin lojtarët me prejardhje shqiptare, ku me Sionin luanin kuqeziu Emir Lenjani dhe Pajtim Kasami dhe i riu Bastien Toma, që mbrojnë fanellën zvicerane.

Nga ana e Neuchatel, kuqeziu Taulant Seferi kishte pranë tij lojtarët e përfaqësueses së Kosovës,  Sami Ramizi dhe Arbenit Xhemaijli.

Emir Lenjani ishte kuqeziu tjetër i ndeshjes

Kasami shënoi në minutën 28-të, ndërkohë që Seferi iu përgjigj në pjesën e dytë, duke ndarë kështu pikët. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos