“Çmenduri” dhe një pikë midis Erzenit dhe Partizanit, Teuta “zhyt” Kukësin

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 19:25 | Futboll

Një ndeshje e çmendur, ajo midis Erzenit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

Dy ekipet ndajnë një pikë pas një sfide me plot 6 gola, me barazimin e ekipit nga Shijaku që ndodh në minutën e shtatë shtesë, si pasojë e një penalltie të dhënë nga sistemi VAR.

Erzeni kaloi në avantazh në pjesën e parë me Patrick, ndërkohë që barazimi erdhi pothuajse menjëherë me Carën.

Në pjesën e dytë, Partizani dominon minutat e para duke përmbysur rezultatin me Rrapajn (48)  dhe bomberin Skuka (55), dhe dukej sikur kishin vulosur fitoren e vyer.

Ndeshja u ndërpre ndërkohë disa minuta nga rrebeshi që e bëri të pamundur vazhdimin.

Por Erzeni tregon se nuk eshte kot në vendin e tretë, dhe fillimisht shkurton me Kadriun dhe në sekondat  e fundit merr pikën me  Kahrimanovic nga 11 metrat.

Partizani kalon gjithsesi në vendin e parë, me 23 pikë, ndërkohë që Erzeni ndodhet në vendin e tretë me 21 pikë, një më pak se Tirana.

Ndërkohë, fitore në transfertë u regjistruan në Patos, ku Laçi fiton 0-1 ndaj Bylisit, kurse Teuta ia del ndaj Kukësit me të njëjtin rezultat, duke shtuar shpresat për mbijetesë dhe duke zhytur verilindorët në krizë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos