Çmimet e reja të karburanteve, nafta ulet në 228 lekë për litër, benzina 208 lekë

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 19:46 | Ekonomi

Bordi i Transparencës ka vendosur të reflektojë uljen e çmimit të karburanteve në bursa, duke nxjerrë çmimet e reja tavan, edhe pse pritej që çmimet e mëparshme të qëndronin në fuqi deri javën e ardhshme.

Nafta do të shitet me 228 lekë për litër, në rënie me 5 lekë nga çmimi i së martës prej 233 lekësh. Benzina do të shitet 1 lek më lirë, me 208 lekë për litër. Ndërsa tek gazi çmimi me pakicë për automjetet do të qëndrojë në 115 lekë për litër.

Për të tre lëndët djegëse, Bordi ka vendosur një marzh fitimi për tregtarët me pakicë prej 12 lekësh për litër. Në dy vendimet e para të bordit, fitimi për tregtarët ishte 6 lekë për litër, marzh që duket se është dyfishuar për pikat e karburanteve.

Në bursa ndërkohë, ditën e mërkurë nafta bruto dhe ajo e përpunuar iu drejtuan një uljeje të lehtë, pavarësisht presioneve të vazhdueshme për të ndalur tregtinë me Rusinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos