
Sektori i peshkimit në Durrës, që është edhe flota më e madhe në vend, duket se ka arritur në pikën e mospërballimit më të çmimeve të naftës. Dhe në pamundësi për të vijuar aktivitetin e tyre dhe mungesën e mbështetjes nga shteti, kanë vendosur të bëjnë grevë.
Kryesindikalisti i peshkimit, ka dhënë edhe shifrat konkrete të çmimit te karburantit për litër, që sipas tij kushtëzojnë punën ose jo të peshkarexhave.
Nga takimet me ministrinë e linjës, peshkatarët kanë marrë premtimin që deri ne javën e parë të korrikut të vihet në zbatim skema që ta marrin naftën me çmimin e bursës minus 40 lekë për litër që mund t’ia rimbursojë shteti. Deri atëherë duket se peshkatarët nuk do të kenë interes për të dalë në det. (A2 Televizion)