
Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë la gjithçka të hapur për çështjen e kualifikimit. Tirana i kthen vizitën Dinamo Batumit, me objektivin që të kalojë në turin e dytë të Conference League.
“Pas ndeshjes së parë synojmë të përmirësohemi dhe aty ku të mund të bënim më mirë, kërkojë të bëjmë më mirë nesër. Na del për detyrë që të jemi gjithmonë vigjilent e të kujdesshëm se është një ndeshje që me rezultatin e sfidës së parë, është gjithmonë e hapur dhe mendoj se është 50 me 50”, tha trajneri Orges Shehi në konferencë për mediat.
Mentaliteti i klubit kërkon gjithmonë të luhet për të arritur maksimumin. Përveç trajnerit Shehi, këtë e kanë të qartë mbi të gjitha futbollistët, që të përfaqësuar nga Florent Hasani besojnë te arritja e objektivit.
“Na është bashkuar Kaina që ndeshjen e parë nuk e kishim për arsye mjekësore. Grupi është i plotë. Regi është një nga lojtarët e rëndësishëm, e nisi nga stoli në ndeshjen e parë. Nuk e kemi fiksuar ende se ka edhe një stërvitje, mund ta nisë edhe nga fillimi”, shtoi Shehi.
Sfida në Gjeorgji ndërmjet Dinamo Batumi dhe Tiranës, luhet mbrëmjen e kësaj të enjteje, prej orës 19:00. (A2 Televizion)