Pas pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare rikthehet kampionati. Java e tetë e Kategorisë Superiore hapet nga përballja e kësaj të premte, ndërmjet Teutës dhe Flamurtarit. Për shkak të punimeve në fushën e stadiumit të Durrësit, ndeshja do të luhet në Elbasan Arena, prej orës 18:00.
Teuta synon të shfrytëzojë krizën e thellë të vlonjatëve, për të provuar arratisjen në krye, aty ku ka pikë të barabarta me Vllazninë, Bylisin dhe Skënderbeun.

Me një fitore, durrsakët do të vendosnin në presion rivalët dhe mund të përfitojnë nga hapat e tyre të mundshëm fals. (A2 Televizion)