Shembet me shpërthim të kontrolluar pallatin 5-katësh

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 13:29 | Aktualitet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur rreth orës 12:00 me shpërthim të kontrolluar një pallat 5-katësh pranë Shkëmbit të Kavajës.

IKMT bën të ditur se për shembjen e pallatit, i cili ka rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, u përdorën 6 kilogramë lëndë eksplozive C4, vendosur në 200 furnela (vrima), të hapura në trupin e objektit.

Shpërthimi është realizuar me sukses dhe pa asnjë dëmtim në objektet pranë tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos