
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, përshëndeti fillimin e punës në Gjykatën e Lartë, e cila vendosi një ditë më parë të riniste shqyrtimin e çështjeve në Dhomën e Këshillimit, pas emërimit të tre anëtarëve të rinj.
“Urime gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për marrjen menjëherë përsipër të detyrave të tyre. Gjyqtarët po tregojnë vendosmërinë e tyre për të ofruar drejtësi në mënyrë efektive. Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.
Në këtë institucion, për shkak të mosfunksionimit, është krijuar një stok me mbi 35 mijë dosje që presin të gjykohen. (A2 Televizion)