
Infektimi me COVID-19 i një prej gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme, ka vënë në pikëpyetje mbarëvajtjen e punës në këtë gjykatë. A2 mësoi se mëngjesin e së hënës do të vendoset nëse do të vijojë puna për trupat gjykuese ku nuk merr pjesë i prekuri, apo do të ketë një pezullim të përkohshëm të veprimtarisë së gjykatës.
Ndërkohë, personat që kanë pasur kontakt të afërt me të prekurin pritet t’i nënshtrohen tamponimit. Nga ana tjetër, rasti ka krijuar shqetësim edhe për prokurorët e SPAK dhe oficerët e Policisë Gjyqësore, që prej disa muajsh po qëndrojnë në zyra provizore ne ambientet e Gjykatës se Posaçme. Ditët e fundit edhe kreu i SPAK i shprehu këtë shqetësim ministres se Drejtësisë. Ai tha se në një zyrë po punojnë 15 veta. (A2 Televizion)