
Një forum për rrjetin 5G dhe problemet e sigurisë u organizua nga Qendra e Sigurisë për Europën Juglindore e drejtuar nga kryerepublikani shqiptar Fatmir Mediu. Gjatë takimit, Gjenerali James Jones, tha se “Rrjetet 5G do jetë revolucioni i 4-t në historinë tonë, me ndryshime të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik dhe mënyrën tonë të jetesës. Bota po behet bipolare, ku Amerika do jetë poli i vendeve demokratike dhe Kina poli i vendeve autoritare që përdorin dhe kontrollojnë ekonominë dhe kontrollojnë jetën e njerëzve për qëllime pushteti. Kompanitë kineze si Huawei nuk garantojnë as transparencë dhe as siguri”, tha ish-Komandanti Suprem i NATO-s, këshilltar i Sigurisë Kombëtare në SHBA, Jones.
Ish-ministri ynë i Mbrojtjes, Mediu tha: “Siguria nuk është në shitje dhe se është koha, për të vepruar si vende anëtare të NATO-s, për të garantuar një rrjet 5G, sidomos në këtë situatë të Covid-19, ku vihen re tendenca të izolimit dhe populizmit”. Ai solli në vëmendje se Shqipëria ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara që të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi për implementimin e rrjetit 5G.
“Kongresi Amerikan dhe Qeveria Amerikane, kanë miratuar ligje për të pasur kompani që nuk do të dëmtojnë sigurinë tonë. Edhe Mbretëria e Bashkuar dhe partnerë të tjerë të BE-së po ecin në këtë drejtim”, tha Kongresmeni Robert Aderholt në këtë takim virtual. (A2 Televizion)