Protestë para prokurorisë në Durrës, kërkojnë drejtësi për pallatin e dëmtuar

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 15:17 | Aktualitet

Banorë të pallatit nr.8 në lagjen 5 të Durrësit tanimë kanë përfunduar në dyert e prokurorisë duke kërkuar drejtësi për pallatin e tyre.

Objekti në fjalë është i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe sipas banoreve, që i referohen ekspertizave teknike të bëra nga vetë ekspertët e caktuar nga organi i akuzës, pallati ka një cedim në themel prej më shumë se 51 centimetrash.

Banorët në protestë

Por ky fakt duket se nuk cilësohet me rrezik për qëndrueshmërinë e ndërtesës, ndërsa për banorët është një fakt që rrezikon nga çasti në çast jetën e dhjetëra familjeve.

Edhe më parë banorë të këtij pallati kanë protestuar për gjendjen në të cilën ndodhet pallati i tyre, por deri më tani nuk kane marrë asnjë zgjidhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos