
Policia e Shtetit ka një databaze të të gjithë personave që kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit.
Drejtori për rendin dhe sigurinë publike ne Policinë e Tiranës, Dhimitraq Ziu tha për A2 se, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, janë grumbulluar të gjitha gjeneralitetet e sakta të të prekurve me Covid-19 ndërsa periodikisht kontrollohen nga specialistët e zonave.
Në rastet kur abuzohet dhe kemi thyerje të vetëkarantinimit Ziu tha se në ndihmë vijnë qytetarët të cilët i apeloi të ndihmojnë policinë për çdo shkelje.
Megjithë masat e policisë dhe numrit në shtim të rasteve, deri në këto momente, asnjë person nuk është ngarkuar me përgjegjësi ligjore për thyrje të karantinës. Burime nga prokuroria konfirmojnë se nuk është referuar asnjë rast. (A2 Televizion)