
Pavarësisht punës kolosale dhe organizimit shembullor për menaxhimin e vaksinave, Amerika i rrezikohet një vale të re të koronavirusit teksa kaloi serish shifrën e 100 mijë infektimeve të reja ditore.
Në daljen e tij të fundit, eksperti i lartë Anthony Fauci paralajmëroi se me përhapjen e gjerë kjo shifër pritet të arrijë në 200 mijë për një kohë të shkurtër.
"Është e frikshme. Por nëse të gjithë do ruanim veten, do mbanim maskat, do ruanim distancën, do lanim duart më shpesh sikurse e bëme ne fillim të pandemisë, do të ishte më e lehtë. Ajo që po shohim vërdalle është pakujdesia e madhe për të tjerët, dhe mos respektimi i masave mbrojtëse”, deklaroi ai..
Situata paraqitet më shqetësuese në jug të vendit, ku 7 shtete me nivel vaksinimi më të ulët se të tjerat po raportojnë gjysmën e rasteve totale dhe sistemi shëndetësor po rrezikon të dështojë nga mbingarkesa.
"Varianti Delta dominon. Jemi gjithë sy e veshë tek frenimi I tij por është e pamundur. Në Florida ndërkohë po qarkullon një variant i ri. Ky duket më i rrezikshëm sesa Lambda e shfaqur fillimisht në Peru.
Një alarm për Covid-19 është ngritur tek fëmijët. Rastet e shkaktuara nga varianti Delta tek më të vegjlit janë në fakt në rritje si kurrë më parë: në vetëm një javë, nga 22 në 29 korrik, ato u rritën me 85% në krahasim me javën e mëparshme, duke arritur në 71,726.
Kjo u denoncua nga Akademia e Pediatërve Amerikanë, e cila zyrtarisht i kërkoi Administratës së Ushqimit dhe Barnave të miratonte shpejt një vaksinë kundër Covid-19 për fëmijët nën 12 vjeç.
"Po shohim fëmijë të shtruar në spitale në shtetet jugore. Ky virus dhe variantet e tij nuk po përjashtojnë askënd këto kohë. Më shqetëson shumë fakti që gjendemi përpara fillimit të vitit të ri shkollor që do të përkthehej në një përhapje edhe më të madhe”, thotë një përfaqësues i Akademisë.
Kjo situatë bën që SHBA t’i bashkohet edhe shteteve te tjera si Gjermania, Franca apo Izraeli për dhënien e dozës së tretë të vaksinës pavarësisht thirrjeve te OBSH për të duruar derisa vaksinat të shkojnë më parë tek të gjitha vendet. (A2 Televizion)