
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së UEFA-s ka ndëshkuar me gjobë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për disa shkelje në ndeshjen Shqipëri-Francë.
FSHF-ja është gjobitur me 5000 euro për vërshëllimat ndaj himnit francez, 3250 euro për hedhje të sendeve të forta në fushë nga tifozët dhe 15 000 euro për probleme gjatë organizimit.
Në total, FSHF duhet të paguajë 23 250 euro. (A2 Televizion)