
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, kishte thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, me një sërë pyetjesh për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë fjalës së tij, Çuçi tha se shqetësimi i opozitës nuk përligjet nga shifrat.
Duke u ndalur te vrasjet me dashje, Çuçi tha se statistikat tregojnë më shumë se përgjysmim të tyre gjatë periudhës së qeverisjes socialiste.
All - Paragraf - 3Viti 2006: 87 vrasje me dashje, 95 viktima
Viti 2007: 103 vrasje me dashje, 105 viktima
Viti 2008: 88 vrasje me dashje, 93 viktima
Viti 2011: 124 vrasje me dashje, 142 viktima
All - Paragraf - 7Viti 2012: 126 vrasje me dashje, 157 viktima
Viti 2013: 197 vrasje me dashje, 124 viktima
Viti 2014: 98 vrasje me dashje, 134 viktima
Viti 2021: 61 vrasje me dashje, 66 viktima
Shifrat e deklaruara nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi
“Shikoni çfarë ndryshimi, këto janë statistika, nuk janë opinione. Sigurisht që nuk mund të ndjehemi krenar për mesatarisht 60 vrasje me dashje dhe 74 viktima në vit nga 2014-2021, por duke parë shifrat, mesatarja nga 2006-2013 ka qenë 105 vrasje me 117 viktima, pa diskutim që këtu duhet të falënderojmë Policinë e Shtetit për parandalimin e vrasjeve me dashje”, tha Çuçi. (A2 Televizion)