
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se nuk ka një marrëveshje të fshehtë mes qeverisë shqiptare dhe Iranit, siç është aluduar. Çuçi e quajti këtë një pretendim keqdashës, duke dhënë 2 arsye përse nuk është aspak e vërtetë.
“Është pretendim i argumentuar dhe i pabazuar, e para sepse qeveria shqiptare nuk është ajo që ka ndërhyrë në kampin e MEK, por Gjykata dhe e dyta është qartë regjimi ynë ndaj Iranit, ne në vjeshtën e kaluar kemi ndërprerë marrëdhënien diplomatike me këtë regjim, aludimet janë keqdashëse”, tha Çuçi.
Ky reagim vjen pasi SPAK lëshoi urdhër për kontrolle në kampin e MEK, pas dyshimeve për terrorizëm dhe sulme kibernetike. Për rrjedhojë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA zbarkuan në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane. (A2 Televizion)