Cutrone rikthehet në Itali

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 22:33 | Futboll

Te Milani e “qajnë” akoma largimin e Patrick Cutrone në verë të Wolves në Premier League. Megjithatë, kjo aventurë për 22-vjeçarin nuk ka zgjatur më shumë se 6 muaj.

Fiorentina ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit. Një huazim dy vjeçar me të drejtë blerje, ku do të paguajë 2 milionë për huazimin dhe 16 për blerjen e plotë të kartonit të tij. Shumë e njëjtë me të cilën skuadra angleze e bleu nga Milani.

Tashmë, Cutrone rikthehet në futbollin italian, por jo më të Milani, të cilët do të jenë kundërshtarët e tij. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos