Avokati Jordan Daci tha se anëtarët e SPAK duhet të izolohen nga çdo aktivitet publik. “Gjysma e sistemit të drejtësisë ishin te premiera e filmit “James Bond. Këto institucione duhet të jenë hermetike ndaj kujtdo. Nuk është se bënë ndonjë shkelje të madhe, por le shije të keqe dhe le vend për pretendime, ndërkohë që për mua ata duhet të jenë shembulli”, tha Daci në emisionin “Debat” në A2 CNN. (A2 Televizion)
Daci: Gjysma e sistemit të drejtësisë ishin te premiera e “James Bond”, SPAK duhet të jetë hermetik
