Pas disa ditësh misteri shfaqen në rrjet imazhet e para, të asaj që besohet të jetë kryqëzori Moskva, anija kryesore e flotës ruse ne Detin e Zi, e mbytur pas sulmit me raketë nga forcat ukrainase.
Fotot që duket të jenë realizuar nga një anije shpëtimi pranë luftanijes së goditur, tregojnë dëmet në anën e saj të majtë, flakë që djegin pjesën e përparme dhe shtëllunga tymi që ngrihen në qiell.





Moskva shfaqet teksa anohet në njërin krah dhe duket se i ka lëshuar varkat e shpëtimit pasi askush nuk shihet në bord. Ekspertë që kanë analizuar imazhet pretendojnë se ato duken autentike, dhe përputhen me versionin ukrainas, se anija ishte qëlluar në anë me dy raketa Neptun.
Ka pak gjasë që Rusia të konfirmojë vartësinë e fotove mes mungesës totale të informacioneve lidhur me fundosjen e anijes, në atë që është konsideruar si një turpërim për forcat e Putinit. Moska zhvilloi një paradë në portin e Sevastipolit në Krimenë e pushtuar, ku u shfaqën mes 150 dhe 250 pjesëtarë të pretenduar të ekuipazhit të anijes, bashkë me admiralin e flotës në Detin e Zi, Nikolai Yevmenov. Por kryqëzori besohet të kishte rreth 510 marinarë dhe nuk ka ende asnjë fjalë mbi vendndodhjen apo gjendjen e pjesës së mbetur.
Megjithatë, dëshmi tronditëse po qarkullojnë në media, përfshirë atë të një prej rekrutëve që u kishte thënë prindërve se të paktën 40 pjesëtarë të ekuipazhit ishin varë, e shumë të tjerë ishin zhdukur apo kishin humbur gjymtyrët në sulm. (A2 Televizion)