Vijojnë sulmet ruse mbi qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, 5 të vdekur

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 08:48 | Bota
Vijojnë sulmet ruse mbi qytetin e dytë më të madh në

Rusia vijon sulmet me artileri të rëndë në Kharkiv, duke lënë të vdekur të paktën 5 persona. Zyrtarët lokalë, në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, thanë se Rusia ka intensifikuar sulmet në lindje dhe në jug të Ukrainës.

Maksym Khaustov, shef i departamentit të shëndetësisë në rajonin e Kharkivit, u tha mediave se sulmet me artileri kanë shkaktuar zjarr dhe kanë dëmtuar çatitë e ndërtesave në të gjithë qytetin.

Oleh Syneyhubov, guvernatori i këtij rajoni, shkroi në Telegram se 31 persona janë plagosur nga sulmet.

Gazetarët kanë raportuar se kanë dëgjuar dy shpërthime dhe kanë parë pesë zjarre në zonat e banuara në qendër të Kharkivit, qytet që para luftës kishte një popullsi prej 1.42 milionë banorësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos