Refuzon të përdorë fjalën gjenocid, Zelensky fton Macron të shohë krimet ruse

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 08:04 | Bota
Refuzon të përdorë fjalën gjenocid, Zelensky fton Macron

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për CNN se ka ftuar presidentin francez Emmanuel Macron të vizitojë Ukrainën për të parë me sytë e tij gjenocidin që forcat ruse kishin kryer në Ukrainë.

Macron ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid, duke deklaruar më herët se një përshkallëzim i retorikës i shërben kësaj kauze dhe arritjes së paqes.

“E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Do të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë”, tha Zelensky.

Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht kanë hezituar të akuzojnë shtetet për gjenocid, javën e kaluar akuzuan presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e akteve të gjenocidit, duke u përpjekur të fshijë identitetin ukrainas.

Konventa e OKB-së për gjenocidin, nënshkruese e së cilës është SHBA-ja, kërkon që vendet të ndërhyjnë pasi gjenocidi të identifikohet zyrtarisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos