
Shoqërohet për në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit gjyqtari Skënder Damini, për shkak të gjetjes së municioneve luftarake në banesën e tij gjatë kontrollit të ushtruar mëngjesin e kësaj të premteje. Më herët u njoftua në në shtëpinë e gjyqtarit u gjet edhe një shumë prej 20 000 eurosh.
Prokuroria e krimeve të rënda ka nisur procedim penal për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për 3 gjyqtarët e apelit të krimeve të rënda, që shpëtuan nga burgimi përjetë Dritan Dajtin, i dënuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009.
Përveç Skënder Daminit, kontrolle u ushtruan edhe në banesat e dy gjyqtarëve të tjerë, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Në total u kontrolluan 5 banesa, në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë. (A2 Televizion)