
A2 CNN udhëtoi në vendin e ngjarjes, atje ku 14 persona kanë humbur jetën dhe 29 janë plagosur në aksidentin tragjik të ndodhur në Gostivar të Maqedonisë së Veriut.
Dëshmitarë të këtij aksidenti tragjik akuzojnë autoritetet se reaguan me vonesë. Sipas tyre, ndihma për të përfshirët në aksident u dha nga banorët e zonës me mjete rrethanore.
“Shteti ka ardhur shumë vonë. Kryesoren e kanë bërë banorët e fshatit, që i kanë transportuar vetë të plagosurit në spital. Më pas kanë ardhur autoritetet”, thotë një qytetar.
“Ndihmën e parë e ka dhënë vetëm fshati”.
“Në autobus kanë qenë rreth 50 persona. Kanë qenë krejt të ri, pasi punonin në administratë”, thotë një tjetër. (A2 Televizion)