“Danubi” vë në pranga 5 persona, 8 në kërkim

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 09:43 | Kronikë
“Danubi” vë në pranga 5 persona, 8 në kërkim

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Danubi”, duke vënë në pranga 5 persona, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit: M. Xh., 58 vjeç, I. B., 58 vjeç, I. G., 64 vjeç, A.N., 49 vjeç, banues në Durrës dhe E. B., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 8 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë të përshirë në këtë veprimtari kriminale. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera të tyre. Në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin e tyre drejt vendit tonë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundjet fitimit.

Këta shtetas, kundrejt fitimit nga 1000 deri në 2500 euro, u jepnin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos