Kultivonin kanabis, 4 të arrestuar në Mallakastër e Roskovec

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 08:44 | Kronikë
Kultivonin kanabis, 4 të arrestuar në Mallakastër e Roskovec

Policia ka vënë në pranga 4 persona në Fier për kultivim të bimëve narkotike, kanabis sativa. Policia bën të ditur se në Mallakastër, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Rromës, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.

Si rezultat i veprimeve operacionale dhe hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasve: S. L., 29 vjeç, B. L., 30 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Rromës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Vloshë, Roskovec, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike kanabis sativa në tokën e shtetasit B. H., 60 vjeç. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos