
22 filma të shkurtër apo të zhanrit dokumentar do të prezantohen për publikun shqiptar në një festival dedikuar pikërisht këtij medium artistik.
Shqipërisë këtë vjeshtë i është shtuar edhe festivali që do t’i mirëpresë, Dardan Fest.
Kanë qenë mbi 270 filma të cilët kanë konkurruar për të qenë pjesë e këtij edicioni të parë të Dardan Fest, këtë tetor, në Tiranë.
Themeluesit e kësaj nisme të re artistike, në Tiranë, premtojnë që ky është vetëm hapi i parë në një periudhë të vështirë dhe se edicionet e tjera do të jenë më premtuese. (A2 Televizion)