Në kryeqytet, nga sot mund të vizitojmë një nga mozaikët më të rëndësishëm të vendit. Mozaiku i Tiranës, që i përket një vendbanimi të shekullit III pas Krishtit, tanimë është në një gjendje më të mirë.
Është restauruar dhe ka pasur edhe vëmendjen e të rinjve kjo trashëgimi që mendohet të ketë qenë pjesë e një banese të tipit rural të ndërtuar në shekullin i pas Krishtit.
Vila Rustica dhe kisha paleokristiane, të njohura ndryshe si Mozaiku i Tiranës, u zbuluan rastësisht në vitin 1972, gjatë ndërtimit të një blloku pallatesh, por sot mbrohen nga Ministria e Kulturës si vlerë e trashëguar që këshillohet të vizitohet. (A2 Televizion)