"Mokra n'fest", promovohen produktet ushqimore të zonës

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 16:19 | Kulturë
"Mokra n'fest", promovohen produktet ushqimore të zonës

"Mokra n'fest", festa e kulaçit dhe e dollisë, e njohur për një histori dhe traditë tepër të veçantë, si dollia me 101 shëndete, gatimi i kulaçit, lakrorit, reçelrave, komposteve etj. "Mokra n'fest" mblodhi banorë të moshave të ndryshme, por edhe mjaft miq, turistë dhe dashamirës mokrarë.

Të shumtë ishin edhe kryqytetasit që iu bashkuan kësaj feste në të cilën promovohen prodhimet e zonës si reçeli, rakia, bulmetrat, byreku, bakllavaja, petullat e fshira, pengjiri, dhe kulaçi si zemra e traditës së sofrës mokrare.

Kjo zonë vlerësohet si një potencial turistik, kulturor dhe historik, por që ka nevojë për më shumë promovim dhe investim në infrastrukturë dhe bujtina në mënyrë që të vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj.

Mokra njihet edhe si kryeqendra e mbretërisë së parë ilire. Dëshmitë historike monumentale tregohen përmes 5 varreve të Selcës në kodrën e quajtur Gradishtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos