Darzezë, nxënës e mësues bojkotojnë mësimin për kushtet e transportit

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 12:07 | Aktualitet
Darzezë, nxënës e mësues bojkotojnë mësimin

Nxënës dhe mësues të Darzezës në rrethin e Fierit kanë bojkotuar mësimin mëngjesin e kësaj të enjte në shenjë proteste ndaj kushteve jo të mira të transportit të tyre. Në 2 dhjetor drejtoria arsimore e Fierit vendosi mbylljen e shkollës se 9-vjeçarët e Darzezës, për arsye që kishin të bënin me sigurinë e godinës e cila kishte pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për këtë arsye nxënësit u transferuan në shkollën 9-vjeçare në Topojë.  Por nxënësit ankohen se mjetet e transportit që u janë vene në dispozicion, janë jashtë kushteve teknike.

Nxënësit shprehen se kane ftohtë teksa udhëtojnë me autobuse, shqetësim të cilin e kanë ngritur dhe prindërit dhe mësuesit.

Ata i bëjnë apel institucioneve lokale jo vetëm për ndryshimin e kushteve të transportit por edhe nisjen e riparimeve të shkollës 9-vjeçare të Darzezës, pasi transferimi i nxënësve në shkollën  e Topojës, ka sjellë mjaft shqetësime për ta dhe ka ndikuar edhe në uljen e rendimentit të mësimdhënies dhe përgatitjes së nxënësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos