Dasho: Shqipëria ka arritur imunitetin natyral, por qeveria duhet të marrë masa

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 20:44 | Aktualitet
Dasho: Shqipëria ka arritur imunitetin natyral, por qeveria duhet të

Mjeku Erion Dasho u shpreh në “Ditari” në A2 se pandemia e koronavirusit në vendin tonë është shuar, pasi kemi arritur imunitetin natyror të grupit.

“Epidemia në Shqipëri është mbyllur. Ka shumë pak raste aktive, nuk ka transmetime dhe kemi një situatë ku është fashitur përhapja e Covid-19. Që në mars janë dhënë shenjat e para që Shqipëria po arrinte imunitetin e grupit. Tani jemi të qartë që e kemi arritur këtë imunitet. Të dhënat flasin se ky imunitet është arritur në mënyrë natyrale, që është ndryshe nga imuniteti që arrihet në sajë të vaksinës”, deklaroi Dasho.

Sipas tij, “në raport me variantet e tjera si Delta, të dhënat e para janë shpresëdhënëse dhe mendojmë se ky imunitet grupi të mbron nga format e rënda dhe vdekja”.

Por, Dasho shtoi se “qeveria duhet të marrë masa”.

“Për shembull, Kili ka vaksinuar 80% të popullsisë me vaksinën kineze, por tani ka sërish shpërthim të Covid-19. Të gjitha vendet që kanë përdorur vaksinën kineze, nuk e kanë mbyllur me pandeminë, nuk ka imunitet grupi. BE-ja nuk është e bindur për efektivitetin e vaksinës kineze, prandaj nuk po e miraton”, theksoi Dasho.

Mjeku shtoi: “Deri në fund të verës, kemi situatë të sigurt, që mund të prishet vetëm nga hyrja e varianteve të reja të virusit. Unë nuk pres kthime të tjera të Covid-19 në Shqipëri, sidomos nëse bëhet vaksinimi i popullsisë me vaksina cilësore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos