Një çift në Filadelfia festoi ditën më të bukur të jetës përkrah protestuesve. Ata ishin detyruar të shtynin ditën e dasmës për shkak të pandemisë së koronavirusit, por nuk e shpërdoruan mundësinë për të shëtitur krah aktivistëve të lëvizjes “Black Lives Matter” kur dolën nga hoteli i tyre.
Të sapomartuarit, Dr. Kerry Anne Perkins dhe Michael Gordon, vendosën të përfshinin festën e tyre me protestuesit, të cilët i uruan për këtë veprim. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ata u panë të ngrinin grushtet e mbledhur në ajër.
Festa në rrugë përmbushi edhe dëshirën e tyre për të organizuar një dasmë të madhe, që ishte zvogëluar në numër për shkak të Covid-19. (A2 Televizion)