Shtyhet sërish gjyqi ndaj Salianjit

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 11:39 | Politikë
Shtyhet sërish gjyqi ndaj Salianjit

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm e shtyu për më 7 mars seancën për deputetin e PD-së, Ervin Salianji, për dosjen “Babalja”. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e Salianjit dhe avokatit të tij, Ledio Braho.

Përmes një shkrese, avokati Braho kërkonte shtyrje, pasi nën funksionin e anëtarit të KAS në KQZ, ishte pjesëmarrës në një aktivitet në Llakatund e Novoselë të Vlorës.

Sipas tij, aktiviteti me temë “Me romët, për romët” organizohej nga Ambasada Britanike në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos