Debate mes qeverisë dhe opozitës në Kosovë, kryenegociatori: Së shpejti, takim Kurti-Vuçiç

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 15:21 | Kosova
Debate mes qeverisë dhe opozitës në Kosovë, kryenegociatori:

Debat i fortë mes opozitës dhe anëtarëve të qeverisë së Kosovës ka pasur edhe në komisionin parlamentar për integrimet europiane. Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, njoftoi se do të zhvillojë një bisedë virtuale me ndërmjetësuesin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, për hapat e radhës. Gjithashtu, bëri të ditur se në mesin e dhjetorit, Kosova do të aplikojë në BE për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim.

“Unë mendoj që shumë shpejt duhet të ftohet takimi i krerëve të shtetit meqë ky është edhe zotimi i Brukselit, në mënyrë që deri në mars të përfundohen negociatat për normalizim sipas dakordimit që kemi arritur, ka një deklaratë të zotit Borrell mbi atë se çka kemi biseduar ne palët në Bruksel dhe sipas asaj deklarate ne duhet që deri në fund të marsit të prodhojmë një marrëveshje për normalizim. Jemi në koordinim të ngushtë me Presidencën çeke për ta caktuar përfundimisht datën. Ne kemi një datë, por për aq kohë sa kjo nuk është e konfirmuar me Presidencën çeke, nuk e bëjmë publike, por është te mesi i muajit dhjetor”, tha Bislimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos