Debate të ashpra në Kuvend mes demokratëve dhe Ministrit të Drejtësisë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 15:45 | Politikë
Debate të ashpra në Kuvend mes demokratëve dhe Ministrit të

Është përfshirë nga debatet seanca e pasdites në Kuvend mes ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe deputetëve demokratë, Flamur Noka dhe Edmond Spaho. Në përgjigje të sondazheve që nxori kreu i PD-së Sali Berisha, ku tregonte se fituese në zgjedhje është opozita, Manja i këshilloi demokratët që të mos i besojnë sondazhet e Berishës  

“Nuk ngjall më protesta Saliu, nuk i ngre dot në protesta. Me ty Flamur kemi bërë beteja elektorale dhe aty është rezultati i 2021. Ne morëm 74 mandate, ju jeni copa-copa. Pse nuk u thua banorëve të Paskuqanit kush i tjetërsoi mijëra hektarë tokë publike te liqeni i Paskuqanit dhe për ju po të kishte mundësi ta fusnin tokën në thes për aq kohë sa e keni qeveris Kamzën, ju e kishit marrë në thes tokën dhe e kishit shkulur me gjithë ujë. Shkollat në Kamzë po i nënshtrohen një konstruksioni gjeneral pas tërmetit. Shumë shpejt do të shkojmë në votime dhe do prisni votën. Po ju keni filluar që sot se e ndjeni rezultatin e pranverës, mos i besoni sondazhet që nxjerr Saliu. Ne jemi me qytetarët, bëni një fjalim për presion se keni në mendje tenderat”.

Në përgjigje të tij, Noka akuzoi qeverinë që po i trajton si kafshë banorët e prekur nga tërmeti.

“Ulsi të ndoqa dhe më vjen keq që je zëvendës i Elisës nuk doja të të shihja si zëvendës të Elisës. Më vjen përsëri keq kur shprehesh për banorët që janë të pashtëpi e flenë në plastmasë me një cinizëm vrasës. Nuk ka asnjë banor që largohet nga toka e bagëtia Ulsi. Prej 3 vitesh i keni trajtuar si kafshë dhe jo si njerëz. Hajde shkojmë në Kamzë e Bubq e Durrës. Vodhët e bëtë batërdi. Nuk mbulohet vjedhja juaj me një rrogë që jepte Sali Berisha apo Flamur Noka. Ata duan zgjidhje përfundimtare se janë njerëz me integritet e dinjitet nuk mund t’i përçudnojmë. Ju në botën e çudirave dhe shqiptarët në botë tjetër”.   

Ndërsa deputeti Spaho i kujtoi përgjimet e dosjes së Dibrës.

“Një këshillë Manjaj, tregohu burrë sa Spiropali mos vepro kështu sa ikën Berisha dhe bën debat. Ju jeni ministër Drejtësie e keni për detyrë të jepni emra. Ti je kapur në përgjime më zë se çfarë i bëni ju zgjedhjeve”, tha Spaho.

Manja iu përgjigj: "Zoti Spaho nuk je personi i duhur për burrninë time, por voto ligjin e dosjeve për të treguar shërbimin që i bën kombit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos