
Në nisje të seancës parlamentare të së enjtes, opozita bëri kërkesë për thirrjen e drejtuesit të Entit Rregullator të Energjisë në parlament, si dhe kërkesë për mocion me debat me të, lidhur me fashën energjetike mbi 800 kë.
Kërkesa mori edhe aprovimin e mazhorancës, ndërsa i takon konferencës së kryetarëve për të caktuar datën e raportimit të drejtuesit të ERE-s.
Një ditë më parë, u botua në fletoren zyrtare vendimi i ERE për çmimin e katërfishuar të energjisë për personat që shpenzojmë mbi 800 kw, ndërkohë më herët kryeministri Rama deklaroi se rritja e çmimit nuk do të hyjë në fuqi në muajin tetor. (A2 Televizion)