
Në një intervistë për A2 CNN, Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU, foli për zgjedhjet lokale të 2023, takimin e sotëm me presidentin Begaj dhe opozitën.
Përse mungoi në takimin e Sali Berishës me aleatët dhe mundësinë e opsioneve të tjera, apo edhe daljen vetëm në lokalet e vitit të ardhshëm.
Takimi me Presidentin Begaj për datën e zgjedhjeve
“Presidenti po takon të gjitha forcat politike për të shkuar në një datë për zgjedhjet e ardhshme politike. Ndava me presidentin shqetësimin tonë se data e zgjedhjeve nuk është problemi, por i theksova se shqetësimi kanë qenë standardet. Akoma më shumë se zgjedhjet e fundit kanë qenë me shumë probleme. Ka shumë çështje që duhen trajtuar, si votimi i emigrantëve, votimi elektronik apo numërimi elektronik.
Ndava me atë shqetësimin se parlamenti ka ngritur dy komisione të reformës territoriale dhe asaj zgjedhore. Në mënyrë të njëanshme ka një produkt nga PD edhe pse në dy pjesë, dhe unë akoma nuk e di nëse do të ketë një kompromis mes forcave politike, pasi jemi vonë për t’i implementuar në zgjedhje”.
PDIU në zgjedhje
“Ka shumë opsione. Këto nuk janë zgjedhje politike, por vendore. Vëmendja më e madhe do të jetë për votën për PDIU-në dhe këshilltarët. Për votën për kryetarin e bashkisë, ne do të vlerësojmë se në ato zona ku ne mund të vendosim kandidatë dhe më pas të kërkojmë përkrahje. Do të doja që këtë herë kryetarët t’i shihnim si administratorë, pasi votën politike shqiptarët e dhanë në vitin 2021. Ne po vlerësojmë të gjitha opsionet, por mund të dalim edhe vetëm nëse pesha e PDIU nuk merret parasysh. Nuk mund të vendos sot vija të kuqe pasi në proces vlerësimi. Ne po vlerësojmë të gjitha opsionet. Ne do të bëjmë takime edhe brenda opozitës”, tha PDIU. (A2 Televizion)