Gjatë natës, reshjet në qarkun e Korçës kanë qenë të pakta, por trashësia e dëborës nga 3 ditët e fundit ka shkuar në 70 centimetra në Dardhë dhe 30 centimetra në Voskopojë.
Si pasojë e temperaturave të ulëta në disa gradë minus, janë krijuar edhe akuj në rrugë, duke krijuar probleme në qarkullim në disa akse.
Pogradec-Qafë Thanë kanë nevojë për kriposje, grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren për të bërë të mundur kriposjen e akseve të lartpërmendura në mënyrë që të krijojnë për drejtuesit e mjeteve lehtësira.
Gjatë paradites, në segmentin e Dardhës mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura me zinxhirë. Vijojnë në ditën e tretë pa energji dhjetëra fshatra në Devoll, Maliq dhe Pogradec, Pustec. Të izoluara fshati Lekas në Voskopojë, Panariti në Vithkuq dhe 4 fshatra në njësinë Dardhas, pasi akset rurale për shkak të mungesës së infrastrukturës janë shumë të vështira për t'u pastruar. (A2 Televizion)