Përmbytjet në Jug, Ministria e Arsimit pezullon aktivitetin e disa shkollave

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2021, 20:48 | Aktualitet
Përmbytjet në Jug, Ministria e Arsimit pezullon aktivitetin e disa

Situata e motit dhe përmbytjeve të ardhura si pasojë kanë detyruar Ministrinë e Arsimit për të pezulluar përkohësisht aktivitetin mësimor në disa shkolla në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit, duke filluar nga dita e nesërme.  

Është vetë ministrja e Arsimit Evis Kushi që ka shpallur listën, duke shtuar se ministria po ndjek hap pas hapi situatën, duke iu lutur prindërve dhe nxënësve të kufizojnë lëvizjet në zonat e goditura.

https://www.facebook.com/kushievis/posts/375192064405815

Shkollat që pezullojnë aktivitetin deri në përmirësim të situatës janë gjimnazi "Hajredin Beqari", në Selenicë, shkolla 9-vjeçare "Todi Koceli" në  Selenicë, shkolla vartëse e arsimit fillor "Sile Hoxha" në Rromës, shkolla 9-vjeçare "Sabri Pelivani" në Karbunarë, shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/12/moti-i-keq-ne-vend-permbytje-ne-vlore-uji-ne-vjose-arrin-nivelin-prej-8-metrash-evakuohen-32-familje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos