Një ditë pas reshjeve të dëborës, situata në Kukës ka shkuar drejt përmirësimit falë edhe reshjeve të shiut që ranë gjatë gjithë mbrëmjes të së dielës.
Akset nacionale janë të gjitha të kalueshme pa zinxhirë, në të gjithë Bashkinë e Kukësit. Edhe rrugët rurale janë të qarkullueshme, ndërsa vazhdon pastrimi i rrugëve në zonat rurale ku ka rrëshqitje dheu dhe prezencë të borës për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve pa probleme.
Brenda në qytet situata eshte e qetë pasi reshjet e borës të rëna një ditë më parë kanë qenë të papërfillshme ndërkohë që reshjet e fundit të shiut ka sjellur një përmirësim të lehtë të situatës hidrike dhe prurjeve në Liqenin e Fierzës e cila është në kuotën e 267 metrave. (A2 Televizion)