
Baret dhe restorantet janë aktivitetet që janë goditur më rëndë nga pandemia dhe masat e saj kufizuese. Edhe akti më i fundit normativ për mbylljen e qarkullimit dhe aktiviteteve në orën 20:30 të mbrëmjes, në këtë periudhë kur parashikohej që të kishte më shumë punë për këto biznese, duket se ka goditur akoma më shumë këto shërbime.
Sipas pronarëve të bareve dhe restoranteve, akti i fundit normativ favorizon hotelet dhe godet baret dhe restorantet.
Duke pasur parasysh që muajt janar-shkurt, edhe në periudha normale shënonin ulje të ndjeshme të punës së bareve dhe restoranteve, sipërmarrësit e këtyre bizneseve kërkojnë ndihmë financiare nga shteti për të mos shkuar drejt falimentimit.
Aktualisht, që nga muaji mars e deri më tani, rreth 20% e bareve dhe restoraneteve të regjistruar në Vlorë kanë shpallur falimentimin. (A2 Televizion)